Pas reshjeve të dendura, vërshohen disa komuna të Kosovës [video]

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar dje se si pasojë e reshjeve të dendura përgjatë këtyre ditëve mund të ketë vërshime të shpejta.

Sipas IHMK-së, komunat që pritet të preken nga këto vërshime janë Gjakova, Juniku, Deçani, Istogu, Malisheva e Rahoveci, shkruan Zeri.info.

Sipas disa fotografive që po qarkullojnë në rrjet shihet se disa nga rrugët e Istogut janë vërshuar pasi reshjet kanë vazhduar edhe sot.

Por, përveç kësaj me vërshime është duke u përballur edhe komuna e Vushtrrisë, sidomos në rrugën Pestovë-Vushtrri.

https://www.facebook.com/vushtrriaonline/videos/805914447377607

IHMK-ja ndër të tjera ka njoftuar se këto vërshime mund të shkaktojnë vështirësi dhe probleme, sidomos te rrjedhat lumore me karakter malorë në formë të rrëkeve të shpejta, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut, mbyllje të sistemit të kanalizimeve dhe vështirësi në qarkullim. /Zëri