Edhe banorët e Mitrovicës mbesin pa ujë nga reshjet e dendura

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajërmuar rrezikun për vërshime si pasojë e reshjeve të dendura.

Por, kjo situatë ka bërë që edhe banorët e Mitrovicës të mbesin pa ujë.

Kështu bëri të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, të cilët thanë se janë duke punuar që kjo gjendje të përmirësohet.

“Si pasojë e reshjeve të mëdha atmosferike dhe ngritjes së nivelit të turbullshmërisë së ujit të pa përpunuar është ndërprerë prodhimi i ujit në Impiantin e Shipolit dhe Balincit dhe me ketë edhe furnzimimi me ujë të pijes. Për zhvillime të reja në lidhje me rikthimin e furnizmit me ujë të pijes do u informojmë me kohë”, thuhet në njoftimim.

Kujtojmë se për shkak të trubullirave pa furnizim me ujë kanë mbetur edhe banorët e Fushë-Kosovës dhe Drenasit. /Zëri