Halimi: Me ikjen e mjekëve po rrezikohet ekzistenca e shëndetësisë publike

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka akuzuar Qeverinë për mosmenaxhim të mirë të sektorit të Shëndetësisë, pasi tash e 45 ditë ky sektor është pa ministër.

Ajo më tej ka përmendur edhe ikjen e mjekëve, duke thënë se në këtë mënyrë shëndetësisë publike i rrezikohet ekzistenca, raporton Zeri.info.

Halimi përveç kësaj ka thënë se në këtë sektor mungojnë edhe barnat esenciale, investimet kapitale për ndërtimin e hapësirave të reja shëndetësore.

“Mbi 700 milionë euro të taksave tona po flenë në arkën e shtetit, dhe po tkurren nga inflacioni. Krejt kjo e ka një shpjegim: Kosova e ka një kryeministër që prioritet i ka videoklipet e udhëtimet e kota. Ndoshta, pas ish-ministrit të shëndetësisë që fluturonte si kryeministri tash, radhën e ka një ministër i shëndetësisë që merret me video-montazha?”, shkroi ajo. /Zëri