Turqia fillon “hakmarrjen” për sulmin e 13 nëntorit në Stamboll [video]

Javën e kaluar një shpërthim në Stamboll la të vdekur gjashtë persona dhe 80 të tjerë të plagosur.

Për këtë Turqia fajësoi Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), shkruan Zeri.info.

Por, për këtë sulm Turqia ka nisur “hakmarrjen” duke sulmuar me aeroplanë luftarakë disa caqe të Partisë Punëtore Kurde, në veri të Sirisë e Irakut.

Kjo u bë e ditur përmes publikimit të disa videove, në rrjetin social “Twitter” nga Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, ku shihen pamje nga goditja e ketyre caqeve.

“Ka ardhur koha e llogarisë”, ka shkruar kjo Ministri./Zëri