Benzema e humbet Botërorin, shkak lëndimi

Karim Benzema nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë Francën në Kampionatin Botëror që nis të dielën në Katar.Ylli i Real Madridit është jashtë Botërorit pas lëndimit që pësoi sot në stërvitje, raporton Le Parisien.

Benzema u stërvit bashkë me shokët e skuadrës për herë të parë të shtunën, por pësoi një tjetër lëndim. Dhe sipas analizave të kryera në një klinikë në Katar, fituesi i Topit të Artë nuk do të luajë në Botëror.

Franca e nis kampanjën e Botërorit të martën ndaj Australisë.