Nëna e Ronaldos thyen heshtjen pas intervistës së bujshme të sulmuesit, pëlqen një postim që shanë trajnerin Ten Hag
Nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro, ka treguar publikisht mbështetjen për djalin e saj për herë të parë pas intervistës së fundit tronditëse të superyllit të Manchester United me gazetarin Piers Morgan.
Dolores, ka qenë shumë e përfshirë në karrierën e jashtëzakonshme të fëmijës së saj më të vogël, duke e ndjekur atë në mbarë globin, ndërsa ai bëri suksesin individual dhe ekipor në Angli, Spanjë dhe Itali.
67-vjeçarja, nënë e katër fëmijëve ka qenë e pranishme në krahun e Ronaldos për momentet më të mëdha të karrierës së tij mbresëlënëse që e ka parë atë të fitojë titujt e Ligës Premier, La Liga, Serie A dhe Liga e Kampionëve – krahas pesë çmimeve të Topit të Artë.
Ronaldo ka vjedhur vëmendjen për të gjitha arsyet e gabuara përpara Kupës së Botës në Katar, pasi zbulimet e tij të dëmshme të intervistës kundër klubit aktual e kanë shkurtuar karrierën e 37-vjeçarit në Old Trafford.
Siç u zbulua më herët nga Sportsmail, klubi nga Old Trafford ka filluar të bëjë lëvizje ligjore për të përjashtuar yllin portugez nga klubi.
Nëna e Ronaldos ka thyer heshtjen për kritikat e yllit ndaj Unitedit, pronarëve të klubit, ish-shokëve të skuadrës dhe menaxherit Erik ten Hag, i cili tha se e kishte ‘shpërfillur atë’.
Në profilin me 2.9 milionë ndjekës në Instagram, Dolores ndau një postim të gazetarit dhe shkrimtarit portugez Luis Osorio, duke demonstruar mbështetjen e saj për postimin që thoshte se Ronaldo duhet ta mallkonte menaxherin holandez të Unitedit.
Postimi i Osorios në Instagram mbështeti me pasion vendimin e Ronaldos për të folur kundër klubit të tij.
“Për sa i përket holandezit që ju ka menaxhuar në këto muajt e fundit, dua vetëm të qesh. Si mund ta krahasoni atë që jeni me një fusnotë të mjerueshme në historinë e futbollit!”.
“Siç thotë Alberto Joao Jardim, thuaji të “q****”. E di që tashmë i keni thënë, por ia vlen ta përsërisni”, ka shkruar Osorio.