Osmani takohet me kryeministrin e Kanadasë, flasin për zhvillimet në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke marrë pjesë në Samaitin e Frankofonisë që po mbahet në Tunizi.

Në kuadër të këtij samiti, Osmani është takuar me kryeministrin kanadez, Justin Truedeau, raporton Zeri.info.

Ajo bëri të ditur se Truedeau i ka ofruar mbështetjen e tij popullit të Kosovës.

“Në Samitin e Frankofonisë fola me kryeministrin Justin Trudeau për zhvillimet e vazhdueshme në rajonin tonë dhe mirënjohjen e popullit tonë për mbështetjen e qartë dhe konkrete të Kanadasë”, shkroi Osmani. /Zëri

.