Sveçla nga Jarinja dhe Bërnjaku: Angazhimi institucional për sundim të ligjit mbetet prioritet

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vizituar pikën kufitare në Jarinjë e Bërnjak si dhe stacionet e policisë kufitare në Jasenovik dhe Koshtovë.

Sveçla ka thënë se angazhimi institucional për sundimin e ligjit mbetet prioritet i zyrtarëve policorë, raporton Zeri.info.

“Angazhimi i pakursyer institucional dhe siguria vazhdojnë të mbeten prioritete tona duke garantuar kështu sundim të ligjit dhe paqe të qëndrueshme në vend”, shkroi ai. /Zëri