I burgosuri në Dubravë i sulmon dhe tenton t’i vrasë dy të dënuar të tjerë

Një person i dyshuar raportohet se në Qendrën Korrektuese Dubravë ka kryer veprat lëndim i lehtë trupor dhe vrasje në tentativë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 18:35-10:20 në Qendrën Korrektuese në Dubravë, raporton Zeri.info.

“Raportohet se në Qendrën Korrektuese Dubravë, i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprat e lart-cekura. I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se i ka sulmuar dy viktimat. I dyshuari dhe viktimat janë në vuajtje të dënimeve në Qendrën Korrektuese në Dubravë” thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. /Zëri