Arrestohet pejani, nën ndikim të alkoolit sulmoi policët në vendin e punës

Policia në Pejë ka arrestuar një person të dyshuar pasi që i njëjti ka shkuar në Stacion Policor duke penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare dhe duke i kanosur tre viktima meshkuj.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 23:55 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, raporton Zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shkuar në Stacion Policor në Pejë, fillimisht i ka penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare e pastaj edhe i ka kanosur tre viktima meshkuj kosovarë zyrtarë policorë. I dyshuarin ka qenë në ndikim të alkoolit me 1.37 promila”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri