Në vendin e punës, nën kërcënimin e armës i grabiten 1000 euro

Dy femra kanë raportuar në Polici se deri sa ishin në vendin e punës një i dyshuar nën kërcënimin e armës ka kryer grabitje të arkës në të cilën kishte para rreth 1000€.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 11:56 në rrugën “Mbretëresha Teutë” , raporton Zeri.info.

“Dy ankueset femra kosovare kanë raportuar se deri sa ishin në vendin e punës një i dyshuar nën kërcënimin e armës ka kryer grabitje të arkës në të cilën kishte para rreth 1000€. Policia ka gjetur kasafortën e zbrazur në një vend tjetër. Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”m thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri