Arifi: Mbi 122 mijë shqiptarë janë regjistruar në Luginën e Preshevës

Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi ka thënë se këtë vit shqiptarët e Luginës kanë marrë pjesë në mënyrë masive në procesin e regjistrimit të popullësisë.

Ai ka thënë se 122.058 qytetarë shqiptarë janë regjistruar, raporton Zeri.info.

Arifi po ashtu ka falënderuar edhe aleatët ndërkombëtarë që kontribuan në këtë proces.

“Në mënyrë masive, si asnjëherë më parë, qytetarët shqiptarë të Luginës u mobilizuan për t’iu përgjigjur pozitivisht regjistrimit. Gjithashtu, një falënderim i veçantë për miqtë tanë ndërkombëtarë që kontribuan në këtë proces. 122.058 qytetarë të regjistruar”, shkroi ai në Twitter. /Zëri