Arrestohet një 63-vjeçar për grabitjen që ndodhi sot në Mitrovicë

Është arrestuar një 63-vjeçar me inicialet D.D, i dyshuar për grabitjen që ndodhi sot në Mitrovicë.

Policia ka bërë të ditur se për këtë rast është njoftuar prokuroi i shtetit ndërsa me urdhër te gjyqtarit të procedurës paraprake është kryer një kontroll në një lokacion ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Kujtojmë se kjo grabitje ndodhi rreth orës 11:55 në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Mbretëresha Teutë”. /Zëri