Kurti bisedon me nënsekretarin e SHBA-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ka zhvilluar një bisedë telefonike me nënsekretarin e SHBA-së, Derek Chollet.

Ai ka thënë se është biseduar për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Bisedë e sinqertë dhe e rëndësishme telefonike me nënsekretarin e shtetit Derek Chollet për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje të plotë të normalizimit me Serbinë në qendër të njohjes reciproke, me fokus situatën e sigurisë në Kosovë së bashku me sundimin e ligjit”, shkroi Kurti në Twitter. /Zëri