Krasniqi takon udhëheqësit e MCC-së: Për keqardhje që Qeveria i tha jo gazit amerikan

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në kuadër të vizitës në Ëashington është takuar me udhëheqësit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për të diskutuar mbarëvajtjen e programeve investive të kësaj organizate në Kosovë.

Krasniqi ka bërë të ditur se ka falënderuar këtë korporatë për investimet e bëra në Kosovë, raporton Zeri.info.

“PDK-ja do të përkrah plotësisht proceset e programit të ardhshëm Compact, por është për keqardhje që Kosova ka mbyllur derën për investimet shumë të nevojshme përmes MCC në infrastrukturën e gazit dhe në prodhim të rrymës përmes gazit”, shkroi ai.

Krasniqi ndër të tjera ka nevoje se Kosova ka nevojë për strategji afatgjate për sektorin e energjisë. /Zëri