Incidenti në Poloni, ekspertë nga Ukraina shkojnë në vendin ku ra raketa

Specialistët ukrainas janë tashmë duke punuar në vendin e një sulmi raketor në Poloninë lindore, tha ministri i jashtëm këtë pasdite.

Dmytro Kuleba shtoi se Ukraina do të vazhdojë bashkëpunimin të hapur dhe konstruktiv me Poloninë për incidentin e së martës, në të cilin u vranë dy persona.

Polonia dhe aleatët e saj perëndimorë thonë se provat nga vendi i ngjarjes tregojnë se shpërthimi është shkaktuar nga një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase, e cila ka humbur rrugën në ndjekje të një rakete ruse.

Kyiv e mohon këtë, duke thënë se ka prova të një gjurme ruse në shpërthim.

“Ekspertët ukrainas po punojnë tashmë në vendin e tragjedisë në Przewodóë të shkaktuar nga terrori raketor rus kundër Ukrainës”, tha Kuleba.

“Unë i jam mirënjohës palës polake që u dha ekspertëve akses. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në një mënyrë të hapur dhe konstruktive, siç bëjnë miqtë më të afërt”, tha ministri. /abcnews.a