Parandalohet një rast i kontrabandës me alkool medicinal në veri

Përmes një njoftimi, Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në pjesën veriore të vendit është vërejtur një automjet, me të cilin dyshohej se po kryhej kontrabandë me mall, ku automjeti është përcjellë dhe më pas është ndaluar nga policia, raporton Zeri.info.

“Gjatë kontrollit të tij është vërejtur se është i ngarkuar me një sasi lëngu, që dyshohet të jetë alkool medicinal. Automjeti drejtohej nga një mashkull kosovar dhe i njëjti është sjellë në stacionin policor Mitrovicë ‘Jugu’”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Po ashtu, sipas njoftimit, thuhet se rasti në fjalë është trajtuar në koordinim me organet e drejtësisë dhe më pas është referuar për trajtim së bashku me mallin e konfiskuar te Dogana e Kosovës.

Me këtë rast Policia e Kosovës në bashkëpunim edhe me Doganën e Kosovës do të vazhdojnë edhe më tej aktivitetet e përbashkëta, me qëllim të parandalimit të krimit dhe kontrabandës së mallrave. /Zëri