Man Unitedi reagon zyrtarisht lidhur me intervistën e Ronaldos

Manchester United ka reaguar zyrtarisht lidhur me intervistën e dhënë së fundi nga Cristiano Ronaldo për Piers Morganin.

Në këtë intervistë sulmuesi portugez kritikoi ashpër klubin, trajnerin Erik ten Hagun dhe jo vetëm.

Derisa intervista e Ronaldos vazhdon të jetë ende shumë e përfolur, klubi i Man Unitedit nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar.

“Djajtë e Kuq” këtë të premte njoftuan se kanë nisur hapat e parë, por duket se duhet pritur ende që të analizohet në tërësi intervista e 37-vjeçarit.

“Manchester United ka nisur këtë mëngjes hapat e duhur në përgjigje të intervistës së fundit të Cristiano Ronaldos në media. Ne nuk do të bëjmë komente të mëtejshme, derisa ky proces të arrijë në përfundimin e tij”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga klubi anglez.