Miratohet në parim Projektligji për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 65 vota për, e kanë miratuar në parim Projektligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.
Për këtë projektligj asnjë deputet nuk ishte kundër dhe asnjë nuk abstenoi.
Kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci, bëri të ditur se pas votimit në parim ngarkohet komisioni funksional dhe komisionet e përhershme ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia paraqesin raportin me rekomandime.