Nga sot bllokohet një pjesë e parkingut te “Rruga B”

Komuna e Prishtinës - Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve, përmes një njoftimi në faqen e saj në Facebook ka bërë të ditur se nga sot deri në përfundim të punimeve në ishujt e gjelbër te “Rruga B”, segmenti i rrugës nga muralet nuk do të jetë i qasshëm për parking.

“Për arsye të punimeve në ishujt e gjelbër te ‘Rruga B’, segmenti i rrugës nga muralet nuk do të jetë i qasshëm për parking nga sot 18.11.2022 deri në përfundim të punimeve”, thuhet në njoftim. /Zëri