Arrestohet i dyshuari që bëri për spital një person në Pejë

Policia në Pejë ka arrestuar një person të dyshuar, pasi pas një mosmarrëveshjeje kishte sulmuar fizikisht një person tjetër, duke i shkaktuar kështu edhe lëndime trupore.

Sipas njoftimit të Policisë, thuhet se ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 5:00, në Pejë, raporton Zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili për shkak të një mosmarrëveshjeje kishte sulmuar fizikisht mashkullin kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri