Fernandesi shpjegon momentin e përplasjes me Ronaldon në kampin e kombëtares së Portugalisë

Bruno Fernandes ka folur për përplasjen e supozuar me Cristiano Ronaldon në kampin e kombëtares së Portugalisë, duke hedhur poshtë çdo përçarje me bashkëlojtarin e tij.

Ditë më parë, Ronaldo nuk u përmbajt në një intervistë shpërthyese me Piers Morganin, në të cilën ai kritikoi shumë nga ata në “Old Trafford”, përfshirë edhe trajnerin, Erik ten Hag dhe bordin. 

Kur Fernandes u përplas me të në kampin e Portugalisë, mesfushori nuk kishte shumë për t’i thënë kapitenit të tij, mes një shtrëngim duarsh të shpejtë dhe një buzëqeshje të detyruar.

Kjo në mënyrë të pashmangshme çoi në spekulime se marrëdhëniet mes bashkëlojtarëve ishin përkeqësuar, megjithatë Fernandes ka mohuar një gjë të tillë.

Kur u pyet nëse ai e shpërfillte Ronaldon, mesfushori u përgjigj: “Pse e thua këtë?. Ata e vunë tingullin më pas. E dëgjuat me zë?. Duhet. Tingulli thotë se ai po bën shaka me mua”.

28-vjeçari përsëriti se ai është i fokusuar të bëjë mirë me Portugalinë në Kupën e Botës dhe të gjithë në skuadër po përpiqen të bëjnë një shfaqje të mirë për ta ndihmuar Ronaldon të ketë sukses. 

“Duhet të jemi të fokusuar në Kupën e Botës, sepse një Kupë Botërore nuk vjen çdo herë. Ju nuk keni mundësi të luani një Botëror shumë herë.

Cristiano do të luajë në Kupën e tij të pestë Botërore, kështu që të gjithë janë gati për këtë dhe të gjithë duan të japin më të mirën për ekipin”, shtoi ai.

Portugalia do të përballet me Ganën më 24 nëntor në Kupën e Botës, me fillim nga ora 17:00.