Dy të rinjve në Prishtinë u konfiskohen dy thika dhe një sasi substancash narkotike

Policia në Prishtinë, gjatë kontrollit tek i dyshuari, ka gjetur dhe konfiskuar dy thika dhe një sasi të vogël të substancave narkotike.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur këtë të enjte rreth orës 19:00, në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, raporton Zeri.info.

“Gjatë kontrollit, te dy të dyshuarit meshkuj kosovarë janë gjetur dhe konfiskuar dy thika dhe një sasi e vogël e substancave e dyshuar narkotike. Të njëjtët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri