Gashi: I moshuari që dyshohej se kanosi Jasharajn, sot para gjykatës

I moshuari Musli Rexhepi, që kishte ndërhyrë në grevën e SBASHK-ut, i cili po ashtu dyshohej për kanosje ndaj Rrahman Jasharajt, sot do të dalë para gjykatës

Këtë e ka bërë të ditur vetë avokati i tij, Tomë Gashi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, raporton Zeri.info.

Sipas tij, i moshuari Rexhepi nuk akuzohet për “Sulm”, por për veprën penale “Cenim i të drejtës në grevë”.

Postimi i plotë:

Perseri ne Gjykate per drejtesi.

Sot mbahet seanca kryesore ne rastin e zotni Musli Rexhepi lidhur me aktakuzen e ngritur nga Prokuroria per vepren penale cenim i te drejtes ne greve !

Ket burre te moshes gati 82 vjeqare Prokuori i rastit per qudi dhe pa pike nevoje juridike e mbajti per 48 ore ne arrest kinese per sulme dhe kanosje ndaj kryetarit te SBASHK- ut zotni Rrahman Jashari.

Prokurori pat kerku edhe masen e paraburgimit per 30 dite por Gjykata vendosi drejt dhe nuk e aprovoj kete.

Sulm nuk kishte, kercnim jo se jo po tani kinese e paska pengu greven e arsimtareve Gjyshi qe kerkonte hapjen e shkolles per mbesen e tije.

Nga Gjykata ne secilin raste kerkohet vetem drejtesi. /Zëri