Hajnat vjedhin disa pllaka të hekurudhës

Një femër ka raportuar në Polici se persona të panjohur në linjën hekurudhore Stagovë –Kaçanik i Vjetër kanë çmontuar dhe vjedhur disa pllaka që lidhin binarët në mes vete.

Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur më 15.11.2022 te linja hekurudhore Stagovë në Kaçanik të Vjetër, raporton Zeri.info.

“Më 17.11.2022 ankuesja femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur në linjën hekurudhore Stagovë –Kaçanik i Vjetër kanë çmontuar dhe vjedhur disa kënaçe (pllaka) që lidhin binarët në mes vete”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ku është njoftuar prokuroi i cili e ka cilësuar rastin dhe i njëjti vazhdon të hetohet. /Zëri