Një shpërthim gazi në Irak mori gjashtë jetë dhe plagosi 30 persona
Të paktën gjashtë persona u vranë dhe 30 u plagosën në një shpërthim të shkaktuar nga një rrjedhje gazi në një shtëpi në qytetin irakian të Sulaymaniyah.
Lajmi u bë me dije nga policia dhe zyrtarët shëndetësorë.
Zjarrfikësit arritën të frenojnë zjarrin, i cili dëmtoi disa shtëpi dhe shkatërroi të paktën pesë automjete, raportoi Reuters.
Policia njoftoi se të paktën tre shtëpi janë dëmtuar plotësisht nga shpërthimi i ndodhur në hapësirën mbi kuzhinë, ku ishte vendosur bombola e gazit.
Zjarrfikësit janë ende në kërkim të njerëzve nga shtëpitë e shembura dhe zyrtarët shëndetësorë paralajmërojnë se numri i të vdekurve mund të jetë më i lartë. /euronews