Qumësht me mjaltë çdo mëngjes
Mjalti dhe qumështi kanë veti mjaft të shëndetshme për organizmin e njeriut. Prej vitesh, mjalti është përdorur si ilac natyral për shumë sëmundje për shkak të efekteve që ka në përbërje.
Gjithashtu qumështi është zgjedhur si pije tradicionale që ndikon në shëndet prej vitaminave, mineralve dhe proteinave që përmban.
Kombinimi i të dyjave mund të japë përfitime te të gjithë njerëzit, të cilat janë:
Kujdes për lëkurën
Qumështi dhe mjalti kanë veti pastruese dhe antimikrobike. Kjo bëhet më e mirë kur përbërësit përzihen që jep një lëkurë të shëndetshme dhe rrezatuese. Për ta bërë këtë mjafton të përzieni 3 lugë qumësht me një lugë të vogël mjalti dhe me anë të një pambuku pastroni fytyrën.
Ndihmon në tretje
Qumështi ka veti prebiotike që stimulojnë rritjen dhe zhvillimin e baktereve. Këto janë ndihmë për zorrët dhe sistemin e tretjes. Prebiotikët kanë efekt stimulus në bifidobakterium që janë lloj biotiku që gjenden në qumësht. Ndërkohë që kombinimi i të dyjave mund të bëhet me një gotë qumësht të ngrohtë duke i shtuar dy lugë mjaltë.
Ndikon në qëndrueshmëri
Konsumimi i qumështit me mjaltë çdo mëngjes rrit rezistencën në trupin tuaj. Kjo ndodh se qumështi ka proteina dhe mjalti ka karbohidrate, të cilat janë të nevojshme për stimulimin e metabolizmit.
Ndikon në shëndetin e kockave
Mjalti ka një aftësi të jashtëzakonshme për të vepruar si transportues i lëndëve ushqyese. Ndërkohë që qumështi është i pasur me kalcium që ndikon në shëndetin e kockave. Kjo parandalon sëmundjen e osteoporozës dhe inflamacionit.
Lufton pagjumësinë
Konsumimi i një gote qumësht me mjaltë para se të flini është mënyra mënyra më e mirë për të luftuar sulmet e pagjumësisë.
Ngadalëson plakjen
Kombinimi i qumështit me mjaltit ka shumë përfitime duke e bërë trupin tuaj më të shkathët dhe më rinor. Antioksidantët kanë efekt në sistemin e trupit tuaj dhe në rrudhat që krijohen gjatë plakjes. /eo