Sot, mot i vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme temperaturat do të vazhdojnë të ulen, në të dyja vlerat ekstreme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.

Gjatë fundjavës parashihet rënie të temperaturave dhe reshje shiu, kryesisht të dielën.

Java e fundit e muajit nëntor parashihet të jetë më e ftohtë në vlerat e temperaturave maksimale. /Zëri