Szunyogu dënon sulmin ndaj kameramanit në veri të Mitrovicës

Gjatë ditës së sotme është sulmuar nga disa serbë në veri të Mitrovicës kameramani Jetmir Muji.

Për këtë rast ka reaguar edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovës, Tomas Szunyog, i cili ka thënë se liria e shprehjes dhe siguria për gazetarët duhet të mbrohet, raporton Zeri.info.

“Dënoj sulmin e sotëm ndaj gazetarit të “Insajderit” në Mitrovicën Veriore dhe ftoj të gjithë që të përmbahen nga veprimet që mund të shkaktojnë dhunë dhe konfrontime”, shkroi ai.

Szunyogu më tej ka shkruar në Twitter se: “Është përgjegjësi e të gjithëve që të kontribuojmë për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në situatën aktuale në veri të Kosovës”.

Theksojmë se serbët në veri të Mitrovicës gjatë të njëjtës periudhë kanë sulmuar edhe një nxënës shqiptar. /Zëri