Reagon SHSKUK-ja pas largimit të mjekëve: Klinika e ORL-së nuk rrezikon të mbyllet, ka mjaftueshëm staf

Gjatë ditës së sotme, në medie ka raportuar se janë tre mjekë specialistë nga Klinika e ORL-së dhe se me largimin e tyre rrezikon të mbyllet kjo klinikë.

Pas kësaj ka reaguar Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), duke theksuar se lajmet e tilla vetëm krijojnë konfuzion dhe brenda te qytetarët, pasi që ORL-ja ka mjaftueshëm staf dhe nuk rrezikon të mbyllet, shkruan “Zeri.info”.

“Në klinikën e Otorinolaringologjisë janë të angazhuar 13 mjekë specialistë, e 2 të tjerë janë në proces të rekrutimit, të cilët arrijnë me shumë profesionalizëm të mbështesin nevojat e klinikës. Shtuar këtu që përmes shkollimit specialistik, vetëm klinikës së ORL do të i shtohen edhe 12 specialistë të tjerë pas përfundimit të specializimit”, thuhet në reagim.

SHSKUK-ja ka kërkuar nga qytetarët që për lajme të tilla të drejtohen tek ta për verifikimin e të dhënave. /Zëri