Federata Evropiane e Gazetarëve kërkon arrestimin e personave që sulmuan kameramanin në veri

Kameramani Jetmir Muji sot është sulmuar nga disa persona të nacionalitetit serb pasi kishte gjiruar një rast të kidnapimit dhe sulmimit fizik ndaj një të riu në Mitrovicën e Veriut.

Për këtë rast ka reaguar edhe Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ), të cilët kanë kërkuar arrestimin e të dyshuarve, raporton Zeri.info.

“Ne dënojmë ashpër këtë sulm ndaj gazetarit Jetmir Muji në Mitrovicën e Veriut. Autoritetet duhet të ndërmarrin veprimet për të arrestuar sulmuesit”, thuhet në reagim.

Kujtojmë se ky rast është konfirmuar nga Policia e Kosovës, por këtë rast e ka dënuar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. /Zëri