Kurti udhëton për në Estoni

Kryeministri i Kosovës ka udhëtuar për në Estoni për vizitë zyrtare.

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se ai nesër do të pritet në takim nga homologia e tij estoneze, Kaja Kallas.

Por, sipas këtij njoftimi ai do të ketë edhe takime të tjera me përfaqësues të lartë shtetëror. /Zëri