Kameramani i “Insajderit” sulmohet pasi ishte duke xhiruar rrëmbimin e një shqiptari në veri

Gazeta “Insajderi” ka njoftuar se kameramani i tyre, Jetmir Muji, është sulmuar fizikisht nga disa persona të nacionalitetit serb në veri të Mitrovicës.

Sipas tyre, ai ka qenë duke e xhiruar rastin e një rrëmbimi të një të riu shqiptar në pjesën veriore të Kosovës.

I riu me kombësi shqiptare është kidnapuar nga disa serbë. Është futur në një veturë të tyre. Është rrahur dhe është lënë në rrugë në pjesën veriore të Kosovës.

Kameramani i “Insajderit” Jetmir Muji ka qenë duke e xhiruar këtë veprim të tyre. Sulmuesit e kanë goditur Mujin pas kokës.

Ai i është nënshtruar intervenimit mjekësor në Emergjencën e Mitrovicës së Jugut. /Zëri