Berishaj paraqitet në Komisionin Hetimor Parlamentar për menaxhim të pandemisë

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është duke marrë pjesë në Komisionin Hetimor Parlamentar për Menaxhim të Pandemisë.

Kujtojmë se atij iu kërkua para një jave që të jepte dëshminë e tij në Komisionin Hetimor Parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike, por nuk u shfaq aty, duke kërkuar që t’i jepej një afat deri më 29 apo 30 nëntor, për shkak të angazhimeve.

Ndërkaq, ambasadorit iu kërkua të shfaqej para Komisionit deri më 20 nëntor.

Në shtator të këtij viti Prokuroria Themelore e Prishtinës kishte nisur hetimet ndaj Berishajt në lidhje me mosdeklarimin e pasurisë.

Mediumi slloven “Planet TV” kishte raportuar se Berisha dyshohet që i ka transferuar rreth 600 mijë euro nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi te politikani slloven, Golob.

“TV Planet” publikoi dokumente që pretendonin se është bërë një bartje e parave nga filiali i kompanisë energjetike GEN-i në Beograd në kompaninë “MB Consulting”, që është në pronësi të ambasadorit të Kosovës, Martin Berishaj, të cilat më pas ky i fundit i ka tërhequr dhe ia ka dërguar politikanit opozitar slloven, Robert Golob.