Grabitje e armatosur në Novobërdë

Dje në fshatin Pasjak të Novobërdës, rreth orës 23:21, një person ka raportuar se në vendin e tij të punës një person i maskuar nën kërcënimin e armës kishte grabitur para të gatshme, transmeton Zeri.info.

Sipas raportit të Policisë, nuk ka të lënduar.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në vendin e punës, një person i dyshuar i maskuar nën kërcënimin e armës i ka grabitur para të gatshme dhe është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri