Kurti: Dialogu Kosovë – Serbi asnjëherë më transparent, por duhet t’i përmbahemi edhe konfidencialitetit

Kryeministri Albin Kurti ka vlerësuar se dialogu me Serbinë nuk ka qenë asnjëherë më transparent se tash.

Kurti gjatë seancës së Kuvendit tha se përveç transparencës, Qeveria ka treguar edhe kujdes e maturi për të mos e dëmtuar procesin, transmeton Zeri.info.

“Dialogu Kosovë – Serbi nuk ka qenë asnjëherë më transparent, kemi treguar gatishmëri për komunikim korrekt me partitë opozitare, por kemi treguar kundjes e maturi duke mos e dëmtuar procesin, por as interesat tona. Nuk mendoj se është e drejt që transparenca është zero, ju pyesni unë përgjigjem, gjithashtu në komisionin parlamentar vjen zëvendëskryeministri për raportim, gjithashtu sa herë keni thirrur seancë të jashtëzakonshme ose debat parlamentar, unë kam ardhur dhe kam marrë pjesë në diskutim. Në njërën anë, i përmbahem transparencës së procesit, por në anën tjetër edhe konfidencialitetit të bisedimeve”, tha Kurti, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes së PDK-së Ariana Musliu-Shoshi.

Një lidhje me Asociacionin e Komunave Serbe, Kurti tha se nuk ka përgjigje të re, duke përsëritur se Marrëveshja për Asociacionin nuk e ka kaluar testin e Kushtetueses, e cila praktikisht e ka shpallur jokushtetuese. /Zëri