Në pranga i dyshuari që theri me thikë dy persona në Barilevë të Prishtinës

Dje në fshatin Barilevë të Prishtinës është arrestuar një person, pasi ka therur me thikë dy persona.

Sipas raportit të Policisë, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor, transmeton Zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë thikë dy viktimat, meshkuj kosovarë. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtët janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri