Arrestohen dy persona për prostitucion në Prizren

Policia në Prizren ka arrestuar dy persona të dyshuar për marrje me prostitucion.

Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur më 13.07.2022, rreth orës 13:30, në Prizren, raporton Zeri.info.

“Më 16.11.2022 janë arrestuar dy meshkuj kosovarë si të dyshuar për veprën ‘Marrje me prostitucion’. Pas konsultimin me gjykatësin e Divizionit për Kundërvajtje, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri