Dy ministra italianë, javën e ardhshme në Kosovë e Serbi

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani dhe ai i Mbrojtjes Guido Crosetto do ta vizitojnë Kosovën javën e ardhshme.

Këtë e ka bërë të ditur Tajani gjatë vizitës së tij në Greqi.

Ai tha se së bashku me Crosetton do t’i vizitojnë Kosovën dhe Serbinë për të promovuar stabilitetin në Ballkan, transmeton Klankosova.tv

“Është një zonë shumë e rëndësishme për Italinë. Javën e ardhshme do të shkoj me ministrin e Mbrojtjes Guido Crosetto në Serbi dhe Kosovë për të promovuar stabilitetin në Ballkan”, tha Tajani. /klankosova