17 nëntori – Dita e Pagëzimit të UÇK-së

Më datën 17 nëntor 1994 Kryesia e Lëvizjes Popullore të Kosovës, pas analizimit të situatës dhe kërkesave nga terreni, mori vendim për emërtimin e njësive të armatosura të udhëhequra nga LPK-ja – Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Po ashtu në atë ditë u mor edhe vendimi për emërtimin e trupës komanduese më të lartë të saj – Shtabi Qendror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vendimi për fillimin e lëshimit të komunikatave për opinion.

Komunikata e shkruar atëkohë mban numrin 11, shifër kjo që paraqiste numrin e veprimeve ushtarake të deriatëhershme të njësive të saj të armatosura, shkruan Emrush Xhemajli, ish-sekretar i përgjithshëm i LPK-së nga viti 1987 deri më 1998, përmes një postimi në rrjetin social Facebook. /Zëri