Sot, vranët dhe me shi
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe më dinamik, për shkak të prezencës së reshjeve.
IHMK-ja njofton se në fushat e temperaturave maksimale do të ketë ulje të lehta, ndërsa në ato të minimaleve parashihe rritje të lehta.
Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s. /Zëri