Formacionet zyrtare, Shqipëri – Itali: Dy skuadrat luajnë me lojtarët më të mirë

Shqipëria do të pres Italianë në “Albanian Arena” në kuadër të ndeshjeve miqësore të muajit nëntor.

Përzgjedhësi Edy Reja i beson portën kapitenit Etrit Berisha, ndërsa treshja e qendrës së mbrojtjes formohet nga Ardian Ismajli, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj.

Nga krahët Ermir Lenjani dhe Elseid Hysaj, ndërkohë që në mesfushë rreshtohen Keidi Bare, Nedim Bajrami dhe Amir Abrashi.

Në sulm dyshja Armando Broja dhe Myrto Uzuni, nga të cilët priten golat kuqezi.

Roberto Mancini ka ende një rekord të jashtëzakonshëm në stolin e Italisë me 36 fitore, 13 barazime dhe vetëm gjashtë humbje, duke shënuar 120 gola dhe duke pranuar 40.

Në anën tjetër Italia do të luajë me treshën Zaniolo, Raspadori dhe Grifo në sulm.

Shqipëria (3-5-2): Berisha; Lenjani, Mihaj, Kumbulla, Hysaj; Abrashi, Bare, Bajrami; Uzuni, Broja.

Italia: Meret; Scalvini, Bonucci, Bastoni; Di Lorenzo, Tonali, Verratti, Dimarco; Zaniolo, Raspadori, Grifo. /Telegrafi