Të paktën 11 rekrutë policë u lënduan pasi një veturë i goditi në Los Angeles

Të paktën 11 rekrutë të zbatimit të ligjit janë plagosur, të paktën dy në gjendje kritike, pasi një automjet u përplas me ta ndërsa dilnin në vrapimin e mëngjesit në Kaliforni.

Rekrutët janë dërguar me urgjencë në spitale dhe autoritetet kanë arrestuar një të dyshuar që besohet të jetë drejtuesi i automjetit, sipas Fox 11.

Patrulla e Autostradës së Kalifornisë thotë se incidenti ndodhi rreth orës 6:30 të mëngjesit me orën lokale, raporton foxnwews.

Rekrutët thuhet se janë pjesëmarrës të Akademisë së Trajnimit të Sherifit dhe Qendrës së Shërbimeve Rajonale (STARS) në Whittier, Kaliforni. Whittier është një periferi e Los Angelosit.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme mbi incidentin.

Banorët e zonës i thanë Fox 11 se rekrutët e policisë në akademinë STARS shpesh vrapojnë në grupe duke veshur jelekë me shikueshmëri të lartë në zonë. /telegrafi