Atentat ndaj kosovarit në Gjermani, këto janë dyshimet e para të policisë

Një 55-vjeçar nga Kosova është qëlluar me armë zjarri këtë të mërkurë në Dolgenseestrasse, Berlin-Gjermani.

Mediet gjermane raportojnë se autori ka qëlluar ndaj veturës tip “Audi” me të cilin po lëvizte kosovari.

Pasi e ka qëlluar, autori është arratisur nga vendngjarja, ndërkohë policia gjermane po punon për kapjen e tij.

Sipas informacioneve, 55-vjeçari nga Kosova me iniciale B.Z është qëlluar me plumb në shpatull.

Autoritetet gjermane kanë dërguar menjëherë shqiptarin në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas policisë në momentin e atentatit nuk ka pasur pasagjerë në mjetin e shqiptarit.

Ndërkohë mësohet se ngjarja është marrë nën hetim nga departamenti i vrasjeve në Gjermani. Deri më tani policia thotë se ngjarja nuk ka lidhje me klanet kriminale në Gjermani. /abcnews.al