Mbyllet pjesa e parë në “Fadil Vokrri”, ky është rezultati në miqësoren Kosovë – Armeni
Është mbyllur pjesa e parë e miqësores ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe Armenisë, raporton Demokracia.com.
Rezultati pas 45 minutave të para është 0:1 në favor të Armenisë në takimin që po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ishte minuta e 24-të kur Shaghoyan pas një depërtimi në zonën e “Dardanëve” dërgoi topin në rrjetë.
Miqësorja ndaj Armenisë po ndjeket nga një numër i vogël i tifozëve në shkallët e stadiumit.
Të përzgjedhurit e trajnerit, Alain Griesse tri ditë më vonë do të luajnë në një ndeshje tjetër kontrolluese kundër Ishujve Faroe në Prishtinë./Demokracia.com