18 raste të reja me COVID-10 në Shqipëri

Vijon të jetë në nivele të ulëta bilanci i infektimeve të reja me koronavirus në Shqipëri prej disa muajsh tashmë.

Gjatë 24 orëve të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, mësohet se nga 558 testime të kryera, 18 prej tyre rezultuan pozitivë, ndërkohë që 14 persona u shëruan.

Në spital po marrin ndihmë të specializuar 3 pacientë.

Njoftimi i Ministrisë:

16 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë teë lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 558 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 18 qytetarë, në këto Bashki:

13 në Tiranë, 2 në Sarandë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Divjakë, Berat.

Janë 201 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,293 që nga fillimi i epidemisë. /a2cnn