“Atdheu jonë nuk përçahet” – Mesazhi i fuqishëm i “Dardanëve” i shpalosur gjatë miqësores me Armeninë

Kanë kaluar 20 minuta lojë në përballjen miqësore ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Armenisë, raporton Demokracia.com.

Rezultati në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet vazhdon të mbetet i pandryshuar 0:0.

Tifogrupi i Kombëtares së Kosovës, “Dardanët” kanë shpalosur një mesazh në ndeshjen miqësore kundër Armenisë.

“Atdheu jonë nuk përçahet, çdo pëllëmbë e tokës sonë mbrohet dhe nuk falet” – ishte mesazhi i shpalosur nga grupi i tifozëve që mbështet ekipin kombëtar të Kosovës.

Miqësorja ndaj Armenisë po ndjeket nga një numër i vogël i tifozëve në shkallët e stadiumit.

Të përzgjedhurit e trajnerit, Alain Griesse tri ditë më vonë do të luajnë në një ndeshje tjetër kontrolluese kundër Ishujve Faroe në Prishtinë. /Demokracia.com