Ishte e vetme në shtëpi, 11-vjeçaren e dhunon seksualisht shoku i babait

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryeqytet. Familja nga Saranda, që i përket komunitetit rom jetonte me qira në Tiranë.

Astrit Terolli është shoku i babait të viktimës. Raportohet se ai ka shkuar për vizitë në shtëpinë e mikut të tij dhe kur e ka gjetur vetëm 11-vjeçaren, ka kryer abuzimin me dhunë ndaj saj.

Vajza më pas u ka treguar ngjarjen prindërve, të cilët kanë bërë denoncimin në polici. 55-vjeçari është arrestuar këtë të mërkurë, ndërkohë që ka nisur hetimi ndaj tij. /tch