Prokurori i Shtetit zyrtarizon bashkëpunimin me Eurojust-in

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit Besim Kelmendi, përmes një letre zyrtare dërguar Presidentit të Eurojust-it, Ladislav Hamran, në koordinim me kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka nominuar prokurorin ndërlidhës të përhershëm me Eurojust-in.

Po ashtu është nominuar edhe një prokuror si pikë kontakti lidhur me implementimin e projektit “ËB CRIM JUST”, i cili do të fillojë të zbatohet në Ballkanin Perëndimor nga Eurojust, në kuadër të programit IPA III.

Sipas njoftimit thuhet se vendosja e këtij bashkëpunimi zyrtar ndërmjet institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Eurojust-it, përbënë një moment të rëndësishëm të ndërtimit të raporteve të ndërsjella.

“Ky bashkëpunim që do të nxisë forcimin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar si dhe do të lehtësojë ndihmën ligjore në çështjet penale, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve tjera transnacionale”, thuhet në njoftim. /Zëri