Sekretarja shtetërore e Francës për Evropë: Propozimi franko-gjerman është non-paper, përmbajtja e tij s’zbulohet

Zyrtarja e lartë e Qeverisë franceze, Laurence Bunn, ka deklaruar në Shkup se propozimi franko-gjerman për Kosovën është non-paper dhe për këtë arsye nuk bëhet e ditur përmbajtja e tij.

Siç transmeton “N1”, sekretarja e franceze e Shtetit për Evropë, në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka thënë se “non-paper është non-paper dhe përmbajtja e tij nuk zbulohet”, përcjell Telegrafi.

Kështu i është përgjigjur Buni pyetjes së gazetarit, i cili tha se nuk pyet se çfarë shkruhej në atë non-paper, por nëse propozimi franko-gjerman është “bazuar në vendim politik për bombardimin e Jugosllavisë ose në të drejtën ndërkombëtare”.